Vlerësohet profesionalizmi i FSK-së
Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Parandalimin e Emergjencave, e cila u mbajt në Romë, nën kujdesin e kryetarit të Parlamentit Evropian dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave të Italisë.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare nga disa kontinente. Duke folur në këtë konferencë ministri Mujota, në rolin e bashkëkryesuesit, vlerësoi arritjet në Kosovë, përkushtimin e institucioneve të saj dhe rolin e FSK së.
Ai theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve në rajon dhe më gjerë në dobi të të gjithë qytetarëve.
Kurse presidenti i organizatës, Alesandro Manini e falënderoi ministrin Mujota dhe e vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në organizma ndërkombëtare, si një nga mundësitë e mira për njohjen dhe integrimin e saj.
Në përfundim të konferencës, Mujota në një deklaratë për Agjencinë shtetërore italiane të lajmeve ANSA, vlerësoi rëndësinë e rritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për përmbushjen e misionit të saj kushtetues e ligjor.
Ai me këtë rast falënderoi Italinë për prezencën e saj në Kosovë, ndihmën e dhënë me ekspertizë, financa dhe donacione për ngritjen e FSK së dhe zhvillimit të vendit.