E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vleresojme ratifikimin nga Franca te NATO-s"

Ministria e Puneve te Jashtme pershendeti dje ratifikimin e Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO nga Senati francez duke bere keshtu qe Franca, te jete vendi i 20-te anetar qe ratifikon Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Pak dite me pare asambleja Kombetare e Republikes se Frances, ne unanimitet, ratifikoi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, duke i hapur keshtu, rruge Senatit francez per miratimin e ketij Protokolli. Ne kete menyre Franca shpreh mbeshtetjen e vazhdueshme per procesin e integrimit Euro-Atlantik te Shqiperise. Ne deklarate theksohet se Shqiperia siguron edhe nje here vendet anetare, per angazhimet e saj ne mbeshtetje te paqes, sigurise, stabilitetit si dhe per vazhdimin e metejshem te reformave per konsolidimin e demokracise, shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›