E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-SHBA: Do realizojme zgjedhje te lira, kemi konsensus me opoziten

Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndodhen te ftuar ne nje darke me senatore dhe kongresmene amerikane. Gjate kesaj darke te organizuar nga senatori Tom Coburn dhe kongresmenit Heath Shuler ku kryeministri Berisha, ndodhej ne shoqerine e kryetarit republikan Fatmir Mediu, nje vend te vecante iu kushtua Shqiperise dhe reformave qeveritare me synim, integrimin e vendit ne NATO dhe ne BE. Kryeministri Berisha njohu bashkebiseduesit edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke garantuar dhe deklaruar vullnetin e plote te qeverise shqiptare, qe keto zgjedhje te jene te lira e te ndershme. "Jo vetem konsensusi politik ndermjet mazhorances dhe opozites per hartimin e nje kuadri ligjor modern, por mbi te gjitha, edhe perpjekjet e shumta te qeverise per sigurimin e infrastruktures zgjedhore si kartat e identitetit, regjistri elektronik i shtetasve etj, jane nje baze e sigurt per standardet e ketyre zgjedhjeve," u shpreh kryeministri. Nga ana e tyre, senatoret dhe kongresmenet amerikane vleresuan punen dhe reformat e qeverise Berisha, si dhe besimin per suksese te metejshme. Ata garantuan per nje bashkepunim te vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes me Shqiperine dhe qeverine shqiptare, si dhe domosdoshmerine e thellimit te marredhenieve mes dy vendeve. Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje ne Uashington nje takim me kongresmenin amerikan, anetar i Dhomes se Perfaqesuesve nga shteti i Nju York, Eliot Engel, i cili njihet si nje nga mbrojtesit me te shquar te Shqiperise dhe ceshtjes shqiptare. Gjate takimit kongresmeni Engel deklaroi se, ishte i sigurt per vazhdimin e marredhenieve te shkelqyera mes administrates se re te Presidentit Obama, dhe qeverise shqiptare. Kryeministri Berisha e njohu kongresmenin Engel me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, duke u ndalur tek arritjet e reformave qeveritare si dhe ceshtjet e anetaresimit ne NATO dhe BE. Kreu i qeverise, Berisha, theksoi sukseset ne luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, si nje nga hapat qe garantuan pershpejtimin e proceseve integruese dhe qe e nxoren Shqiperine nga harta e nxire e ketyre fenomeneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›