E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vlerësojnë përkrahjen bullgare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”

23-10-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takon Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti në një takim Kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borisov, i cili zhvilloi zyrtarisht një vizitë zyrtare në Tiranë. Zonja Jozefina Topalli u shpreh se kjo vizitë është tregues i qartë i vullnetit të përbashkët për ta çuar më tej bashkëpunimin dypalësh. Ashtu si në rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi përkrahjen e vijueshme bullgare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Kryetarja Jozefina Topalli dhe Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov biseduan për thellimin e dialogut politik dhe ekonomik mes dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit theksoi se marrëdhëniet politike dhe  ekonomike mes dy vendeve janë shtrirë suksesshëm në spektrin e integrimit euro-atlantik. Ajo theksoi se interesi dhe angazhimi ynë është për intensifikimin e tyre në të ardhmen në linjën e vlerave evropiane, me një impakt në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ekonomiko-tregtar. Kryetarja e Kuvendit tha se marrëdhëniet shumë të mira dhe shumë miqësore, të bazuara në traditat dhe lidhjet historike, kulturore, njerëzore mes dy vendeve janë një bazë solide për  forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. Në Bullgari kalojnë 5 korridore europiane dhe në takim u evidentua roli i veçantë i Korridorit 8, si një projekt i rëndësishëm e madhor i bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në drejtim të infrastrukturës.
Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri bullgar vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar.
Duke i kërkuar Kryeministri bullgar mbështetje për vendimin për statusin kandidat në BE, Kryetarja e Kuvendit tha se  “Uroj që opozita të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian, sepse në të kundërt do të ishte një   përgjegjësi e madhe për ta dhe një dëm i madh për vendin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›