E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllasi:Beogradi vijon politikën e Millosheviçit

Ish-funksionari i lartë kosovar, Azem Vllasi ka deklaruar se Serbia dhe pushteti aktual po vazhdojnë politikën millosheviçiane ndaj Kosovës.

“Kjo politikë është absurde dhe tragjikomike. Millosheviçi me forcë, ashpërsi, pa vizion dhe mençuri, sigurisht kishte menduar se mund ta mbante në ate mënyrë Kosovën nën Serbi. Por, përfundoi në Hagë. Ndërsa, këta që sot janë në pushtet në Serbi, kur është fjala për Kosovën as nuk dijnë se çka flasin, por edhe as nuk dijnë se çfarë bëjnë”, ka vlerësuar Vllasi për gazetën vojvodinase “Dnevnik”.

Ai ka theksuar se Beogradi ka ngritur në këmbë një numër të madh serbësh në veriun e Kosovës, që përmes barrikadave dhe metodave tjera të kundërshtojnë integrimin normal të tyre sipas kushtetutës së Kosovës. Sipas tij, ky mashtrim i ngjan njëlloj periudhës së Millosheviçit.

Vllasi ka shtuar se në rast se kjo vazhdon, atëherë mund të nxisë të veprojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, për t`iu bashkëngjitur Kosovën. “Ata duhet ta dijnë se me këtë do të nxisin shqiptarët në Luginën e Preshevës, që atje ka dyfisht më shumë se sa serb në veriun e Kosovës, të cilët do të kërkojnë bashkimin me Kosovën. Dhe krejt kjo do të reflektohet edhe në situatën në Sanxhak dhe Vojvodinë”, deklaroi Vllasi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›