Euro 2016, Franca kandidate ?

ASA (Albania Sport Agency)- Zhan-Pierr Eskaletes, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, bëri të ditur përmes gazetës presitigjioze sportive franceze, "L'Equipe" se Franca ka ndërmend të shpallë kandidaturën për organizimin e Euro 2016. "Kjo ide na zhurmon në kokë prej kohësh.Ne kemi folur për ketë edhe me Mishel Platini", citohet Eskalete. Franca, që ka organizuar Kampionatin Europian të vitit 1984, ku u shpall dhe kampione e Europës, shpreson në përzgjedhjen e kandidaturës së saj.