Vllaznia-Skënderbeu 0-2, vulë kampionësh

/* */
Vllaznia pësoi një humbje të hidhur në Shkodër, me Skënderbeu që fitoi pastër 2-0 në “Loro Boriçi”.
Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, realizoi golin e parë në minutën e 18-të, duke shfrytëzuar një pasiguri të mbrojtjes shkodrane.
Golin e dytë për kampionët në fuqi e shënoi me penallti Gjergji Muzaka në mintuën e 67-të, pas një faulli ndaj Liko Biskup.
Për Skënderbeun e drejtuar nga çeku Stanislav Levi ky ishte rezultati i gjashtë pozitiv, qysh kur humbi 2-1 me Laçin, e që solli edhe shkarkimin e ish-trajnerit Shpëtim Duro.
Pas tri rezultatesh pozitive, trajneri Rudi Vata pësoi humbjen e parë, pikërisht atëherë kur ai besonte se Vllaznia e tij dukej në rrugën e mbarë.
Skënderbeu u ngjit në kuotën e 17 pikëve, tri më shumë se Vllaznia (14).