E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis-Apolonia 2-1, fierakët në krize

/* */

Bylisi siguroi tri pikë të arta në fitoren 2-1 kundër Apolonisë, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në shtëpi.

Erlind Koreshi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të për ballshiotët, por kapiteni i fierakëve Julian Gërxho, baraspeshoi rezultatin në të 30’.

Ishte kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo, ai që me penalltinë e realizuar në minutën e 70-të e çoi skuadrën e tij në kuotën e 14 pikëve.

Për Apoloninë kjo ishte gjashtë në dhjetë takime, duke u ndalur në kuotën e tetë pikëve dhe vendin e 12-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›