E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje ekspozite ne gjurmet e humanistes shqiptare

Nene Tereza

Vijojne ne Tirane veprimtarite kushtuar Nene Terezes me rastin e 100-vjetorit te lindjes. Kesaj here do te jete Instituti Italian i Kultures ai qe do te organizoje nje ekspozite e cila do te organizohet me 9 dhjetor ne ambientet e Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Ekspozita eshte titulluar Mbi gjurmet e Nene Terezes se Kalkutes me imazhe te marra nga vellimi Bukuri e harruar ndash The forgotten beauty i dy autoreve italiane Elisa Venturelli dhe Federica Miglio publikuar nga shtepia botuese Alessandro Turci. Elisa Venturelli ka marre pjese ne ekspozita te ndryshme kolektive dhe personale. Ne qershor te vitit 2009 doli albumi i saj i pare fotografik titulluar Rruga e misionareve. Ne nentor te po ketij viti u publikua edhe albumi tjeter i saj nen titullin Vjeshta e kombeve nje album kushtuar renies se komunizmit ne Europen Lindore. Albumi i saj Ne gjurmet e Nene Terezes u publikua me rastin e 100-vjetorit te humanistes shqiptare. Disa prej ketyre fotografive vazhdojne te jene te ekspozuara ne galerine e artit bashkekohor Marchina.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›