Vllaznia, favorite per momentin
Vllaznia eshte nder ekipet me te perforcuara te merkatos se dimrit. Kuqeblute jane drejt perfundimit te fazes pergatitore, e cils eshte zhvilluar ne Ulqin te Malit te Zi. Kryesuesit aktuale pritet te rikthehen ne fund te javes ne Shkoder, ku do te nise java e pergatitjeve per kampioantin. Ish- lojtar i Varteksit, Mirko Plantic eshte nje prej blerjeve me te reja te Vllaznise dhe shihet si nje perforcim me rendesi ne Shkoder, flet ne permbushjen e objektivit final, fitimit te titullit kampion. Kroati qe i eshte bashkuar ekipit te Vllanise pak dite me pare, beson se mund te arrije te fitoje brenda gjashte muajve titullin kampion ne Shqiperi. Behet fjale per nje lojtar me eksperience qe ka luajtur ne arenen nderkombetare. Mesfushori i eshte bashkuar kuqebleve dhe synon ta nise sa me mire karrieren me ekipin e Vlaznise. "Jam shume i kenaqur qe zgjodha nje ekip si Vllaznia," - shprehet Plantic. - "Vllaznia eshte aktualisht ne vend te pare dhe mendoj se ne fund te edicionit mund te shpallemi kampione, per te permbushur synimin e klubit, me te cilin kam arritur nje marreveshje," - shton kroati i kuqebluve. Sulmuesi me i ri i Vllaznise se Shkodres, gjate sezonit te fundit, ka qene pjese e kampionatit slloven. Ne karrieren e tij te gjate ai ka njohuri te mjaftueshme edhe per kampionatit tone, per shkak se eshte perballur me Tiranen, kur ishte pjese e Varteksit. Bardhelute u perballen me kroatet, dy sezone me pare, ne turin e pare paraelimantor te Kupes UEFA. "E njoh nivelin e kampionatit shqiptar dhe rivalitetin, per shkak se dy vjet me pare kur isha pjese e Varteksit, jam vene perballe ekipit te Tiranes. Kampionati shqiptar eshte i nje niveli te kenaqshem dhe shpresoj qe te arrij me te miren me Vllaznine," - thote Plantic. Gjate pjese se pare te gares, kuqeblute e nisen kampionatin me luhatje, por ne ndeshjet e fundit Vllaznia eshte ngjitur ne krye, duke marre "frenat" e kampionatit. Presidenti i Vllaznise se Shkodres, Valter Fushaj premtoi se do te perforconte ekipin, per te arritur objektivin, titullin kampion. Fushaj nuk lejoi qe te largohej asnjeri prej lojtareve qe perfundoi fazen e pare te sezonit dhe bleu disa lojtare, qe pritet te kene peshe ne pjesen e dyte te gares. Ne sulm pervec Sinanit dhe Boadu, trajneri Agim Canaj do t'i bej llogarite edhe me Xhevahir Sukaj.
4 pike larg Tiranes dhe pese pike larg Dinamos eshte Vllaznia, pas 17 javeve te para te kampionatit. Ne fund te 33 javeve do te percaktohet ekipi fitues i ketij edicioni, trofe qe pritet te ndahet mes njeres prej tre ekipeve qe kryesoje aktualisht Kategorine Superiore.
4 pike larg Tiranes dhe pese pike larg Dinamos eshte Vllaznia, pas 17 javeve te para te kampionatit. Ne fund te 33 javeve do te percaktohet ekipi fitues i ketij edicioni, trofe qe pritet te ndahet mes njeres prej tre ekipeve qe kryesoje aktualisht Kategorine Superiore.