Shpallen kandidaturat per cmimet "Oskar"
"Rasti kurioz i Benjamin Button" eshte filmi qe ka marre me shume kandidatura per cmimin prestigjioz te kinemase Oskar. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Beverly Hills, Akademia e Arteve dhe e shkencave te kinemase, i dha 13 emerime zyrtare filmit "Rasti kurioz i Benjamin Button". Filmi me regji te David Fincher flet per nje burre qe arrin te rinohet pasi eshte plakur. Ai zgjat tre ore dhe fokusohet ne temen e dashurise dhe vdekjes. Filmi ku luan edhe aktori i njohur Brad Pitt, ka marre kandidatura per filmin me te mire, regjine me te mire, aktorin me te mire dhe aktoren me te mire jo protagoniste. Partnerja e Brad Pitt, Angelina Jolie, eshte e nominuar per cmimin e aktores me te mire per rolin e saj ne filmin "Changeling". Ceremonia e ndarjes se kandidaturave ofroi mjaft surpriza. Ndonese mori tete nominime filmi "Batman - The Dark Knight" arriti te rrembeje vetem nje kandidature te madhe, ate per aktorin me te mire. Performanca e aktorit te ndjere Heath Ledger ne portretizimin e armikut te "Batmanit", Joker eshte vleresuar me kandidaturen e aktorit me te mire jo protagonist. Ledger vdiq nje vit me pare Nder filmat tjere ne garen e madhe te cmimeve jane "Milioneri i Lagjeve te Varfra", "Frost/Nixon", "Qumeshti dhe Lexuesi". Mbremja e madhe e ndarjes se cmimeve "Oskar" do te mbahet me 22 shkurt ne Hollivud.