Zhduket dhe 17-vjecarja, dyshohet trafikimi
ELBASAN- Zhduket ne menyre te mistershme edhe nje tjeter vajze nga rrethinat e Elbasanit. Pas Zenepe Bardhit, nuses 15 vjecare nga fshati Shales i Cerrikut, diten e djeshme ka bere denoncim per humbjen e se bijes edhe Natasha Hoxha. Vajza e saj, Xhuljeta, 17-vjece, eshte larguar nga banesa qe prej dates 8 janar, kurse e ema kerkon ndihmen e policise per kthimin e saj ne familje. Adoleshentja mesohet se eshte me banim ne lagjen "Haxhias", nderkohe qe pista kryesore eshte ajo e trafikimit ne Greqi. Natasha rrefen me fotografine e vajzes ne dore se, Xhuljeta ishte larguar ne kohen qe ajo vete gjendej per nje vizite ne Tirane. "Kam kontaktuar nje here ne telefon dhe me ka thene se ndodhet ne Greqi, por nuk e di ne te vertete", thote nena e adoleshentes. Gruaja e divorcuar, nene e 5 femijeve, shprehet se nuk kerkon gje tjeter vec kthimit te vajzes. Nderkohe pas denoncimit policia ka shoqeruar disa persona, te cilet i ka marre ne pyetje per te verifikuar vendndodhjen. Nje prej tyre eshte i dyshuar direkt, pasi Xhuljeta i ka thene nenes qe ta takonte ne Cerrik te riun, duke mundesuar biseden telefonike. Por gjate shoqerimit, djali ka mohuar akuzen duke thene se nuk e dinte vendndodhjen e 17-vjecares. Aktualisht policia e Elbasanit ka ne liste dy vajza te humbura.
F.S.
F.S.