E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faruk Sejdini: “Fitore e çmuar me kryesuesen”

"Një fitore e vuajtur? Fitorja është fitore dhe në momentet që ndodhej Dinamo ishte fort e cmueshme. Megjithatë ishte një fitore e vuajtshme, pasi nuk ka fitore të lehta. Luanim me ekpin që kreson kampionatin dhe duke përfituar nga rasti dua të them se Shkumbini është një ekip që e meriton këtë vend. Ka një shpirt luftarak shumë të mirë dhe organizim po të tillë. Loja ishte e hapur. Paraqitja e Jupit? Që të jem realist dua të them se e futa pasi është një lojtar që unë e njoh si në anën psikologjike dhe në atë profesionale. U konsultova me të dhe për të ditur sa i stërvitur ishte për të marrë edhe inisjativën për ta futur në lojë. Mendoj se hera e parë e justifikoi plotësisht dhe e idha ekipit goxha frymëmarrje në momente të caktuara të lojës atëherë kur kishim nevojë për organizim. Është një lojtar shumë i vlefshëm dhe në të ardhmen do të na bëjë goxha punë për të ndihmuar ekipin dhe për të arritur atje ku janë dhe objektivat tona."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›