Vllaznia, goditje cilësore në mbrojtje: vjen Rajoviç
Menjëherë pas ankesës së trajnerit Hasan Lika, se ka në dispozicion një ekip të paplotësuar, kanë mbërritur edhe përforcimet e para te Vllaznia. Dje ka ardhur një tjetër firmë për skuadrën e Vllaznisë. Ai është qendërmbrojtësi malazez Blazhe Rajoviç, 23 vjeç, i cili vjen nga ekipi i Buduçnostit, që është një ndër tre ekipet kryesore të Malit të Zi. Rajoviç i është bashkuar Vllaznisë në stërvitje, ndërsa pak orë përpara kësaj seance stërvitore, ai ka nënshkruar kontratën njëvjeçare me klubin shkodran, me të drejtë rinovimi, pas një viti, edhe për një sezon tjetër, gjithnjë nëse palët bien dakord. Të dhënat që ofrohen për mediat për këtë lojtar janë shpresëdhënëse, por çdo gjë, për t‘u vërtetuar, i mbetet fushës së lojës. Rajoviç është 190 cm i gjatë dhe mjaft pozicional dhe i saktë në ndërhyrje. Për të nuk ka pasur nevojë për provë. Më parë Rajoviç ka qenë pjesë e ekipeve të grupmoshave kombëtare të shtetit serbo-malazez, më pas i ekipit "Shpresa" të Malit të Zi. Ai mendohet të jetë një nga blerjet më cilësore të këtij sezoni të Vllaznisë. Konsiderohet një nivel më i lartë se kroati Marko Bashiç, i cili u largua nga Vllaznia dy ditë më parë dhe që me shumë mundësi do t‘i bashkohet Flamurtarit. Megjithatë edhe largimi i mbrojtësit Elvin Beqiri, i cili nuk duket se ka shans për të qëndruar në Shkodër, duket se ka krijuar hapësirën e nevojshme dhe mundësitë e duhura që Rajoviç të bëhet pak më shpejt seç pritej pjesë e ekipit shkodran. Mbeten për t‘u parë vlerat e lojtarit në takimet miqësore dhe zyrtare, kur kampionati do të fillojë pas tri javësh, pra më 23 gusht. Po dje, me skuadrën shkodrane në stërvitje është bashkuar edhe një tjetër sulmues i huaj. Ai është malazezi Zhelko Tomiç. Ai është 24 vjeç dhe i gjatë 184 cm. Edhe për këtë lojtar, të dhënat paraprake flasin për një futbollist me vlera, por çdo gjë do ta vërtetojë "sita" e trajnerit Hasan Lika së bashku me dy kolegët Cungu dhe Ndoja. Dje ka qenë dita e parë e stërvitjes së tij me Vllazninë dhe është shumë herët për të dhënë një vlerësim mbi aftësitë e lojtarit. Mësohet se këto ditë pritet që në radhët e Vllaznisë të vijë për provë edhe një tjetër sulmues. Ai vjen nga kontinenti afrikan dhe si të gjithë lojtarët që vijnë nga ky kontinent, mbetet për t‘u parë dhe vlerësuar në testet që do të kryhen, kur ai të bashkohet me ekipin në stërvitje. Prej tri ditësh, në stërvitje me Vllaznisë është edhe sulmuesi serb Dushan Popoviç, 28 vjeç. Në ditët e ardhshme do të zbardhen fatet e këtyre lojtarëve me Vllazninë. Për momentin nuk është përcaktuar ende se ku do të zhvillohet faza përgatitore.
Rregullorja
Dyndje të të huajve te Vllaznia. Kuqeblutë rrezikojnë rregullin e FSHF-së për pesë të huaj në skuadër. Deri tani ka me kontratë katër të tillë, pasi kjo rregullore konsideron të huaj edhe kosovarët
Mbrojtësi
Beqiri: Jo Bulonjesë, por të
ardhmen nuk e sheh te Vllaznia
Elvin Beqiri dhe prezenca e tij ka qenë një nga surprizat e ditës e djeshme në seancën stërvitore të skuadrës së Vllaznisë. Mbrojtësit i Kombëtares ishte larguar nga skuadra kuqeblu menjëherë pas takimit të kthimit me Rapidin e Vjenës në "Loro Boriçi". Për gjatë gjithë kësaj kohe, u fol shumë se ai kishte firmosur një kontratë me skuadrën franceze të Bulonjesë në Ligën e Parë Franceze. Por një gjë e tillë fatkeqësisht nuk ka rezultuar e vërtetë. Ai nuk ka mundur të gjejë një marrëveshje me ekipin e sapongjitur për herë të parë në historinë e saj në elitën e futbollit francez. Ky fakt ka bërë që mbrojtësi i përfaqësues shqiptare të kthehet edhe një herë në shtëpinë e tij, te Vllaznia. Por duke se fati i tij do të jetë sërish larg skuadrës shkodrane. Vetë Beqiri, dje, përpara fillimit të stërvitjes, ka pranuar për gazetarët se nuk ka ndërmend të qëndrojë te Vllaznia për sezonin e ardhshëm, pavarësisht faktit se për momentin po stërvitet me kuqeblutë. Një gjë të tillë do të vazhdojë ta bëjë edhe për pak kohë, sa të mësohet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm. Përsëri pista e mundshme e largimit mbetet në një tjetër kampionat të huaj. Ai lë të nënkuptohet se nuk i mungojnë ofertat, por për momentin nuk preferon të bëjë publike asnjërën prej tyre. Aktivizimi në një kampionat të huaj do të ishte një garanci më shumë për të ruajtur vendin e titullarit në Kombëtare.