E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, ikën Bashiç: Më largoi presidenti

Marko Bashiç nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Lajmi tashmë është zyrtar. E kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit shkodran, por e ka konfirmuar edhe vetë mbrojtësi kroat, i cili gjithsesi ka sqaruar edhe situatën. "Nuk dua të ndalem shumë tashmë te largimi. Për mua tani është një çështje e së kaluarës. Unë u largova nga Vllaznia, sepse presidenti kishte vendosur që nuk i duhesha më. Ky ka qenë arsyetimi që më kanë dhënë sot (dje) edhe zyrtarët e klubit, prandaj në këto kushte nuk ka pse të më ngelet merak". Më pas Bashiç ka falënderuar ish-trajnerin Agim Cana, por edhe tifozerinë shkodrane, e cila e ka mbështetur gjatë gjithë kohës te Vllaznia. Megjithatë duket se ai nuk do të largohet nga kampionati shqiptar, pasi mësohet se ka shanse të kalojë te Flamurtari ose te Dinamo. Ndërsa dje kanë mbërritur për t‘u provuar te Vllaznia tre lojtarë, dy serbët Dushan Popoviç sulmues) dhe Millosh Tomaniç (portier) dhe shkodrani Andi Demja (mesfushor, 23 vjeç), ish-lojtar i Ricione Mirano të San Marinos në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›