Vjen akordi me Bërnlin, Berisha tek Arminia për 100 mijë euro
Besart Berisha ka realizuar transferimin tek Arminia Bielefeld. Kur gjithçka dukej se ishte bllokuar, gjermanët arritën marrëveshjen me Bërnlin e Premierligës angleze dhe do të paguajë rreth 100 mijë euro për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. 24-vjeçari ka firmosur kontratë për tri vitet e ardhshme me ekipin që në këtë sezon do të militojë në Bundesligën II dhe dje ka zhvilluar stërvitjen e parë si lojtar i Arminias. Detlev Damier, drejtori sportiv i klubit, deklaroi: "Anglezët kishin pretendimet e tyre, por duke qenë se Berisha nuk ishte në planet e stafit teknik për sezonin e ri, ata u tërhoqën. Kemi hyrë në negociata që prej disa javësh dhe më në fund ramë dakord për shifrën e transferimit. Për shërbimet e sulmuesit do të paguajmë rreth 100 mijë euro për kartonin e lojtarit". Kuqeziu nuk do të luajë të shtunën në ndeshjen e Kupës kundër Unterhashing. Trajneri Tomas Gershtner sqaroi: "Fillimisht Berisha duhet të stërvitet për të arritur formën optimale. Më pas do të presim debutimin e tij me skuadrën dhe të shohim se si mund ta përshtatim në skemat e lojës".
Kërkesa fillestare e Bërnlit për të shitur Berishën ishte afro 200 mijë euro, por në fund "lufta e nervave" u fitua nga Arminia. Në verën e vitit 2007, britanikët paguan mbi 400 mijë euro për ta afruar lojtarin nga Hamburgu. Megjithatë, gjatë dy vjetëve shqiptari nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare me fanellën e "klarets". Ai e bindi trajnerin Ouen Kojl gjatë miqësores që përfaqësuesja shqiptare luajti me Anglinë "B", pikërisht në stadiumin "Turf Mur" të Bërnlit, ku shënoi edhe një gol. Megjithatë, që prej javëve të para, 24-vjeçari u dëmtua në gju (gjatë miqësores së Kombëtares me Maltën) dhe kaloi një periudhë të gjatë rehabilitimi. Fillimisht sulmuesi u transferua në Norvegji, në formë huazimi te Rosenborgu, ndërsa gjatë sezonit të kaluar ai mbrojti ngjyrat e Horsens në Danimarkë.