Vllaznia, menjehere autokritike ndaj Teutes
Vllaznia-Teuta 2-0
Shenues: Sukaj 10’, Kaci 78’
Nuk ka humbur kohe Vllaznia qe te rivendose marredheniet e mira me tifozerine e saj. Pasi u mund nje jave me pare 3-1 nga Kastrioti, shkodranet nuk jane lodhur shume per te marre tre pike ne “Loro Borici”, perballe Teutes. Ka qene nje takim ne sens unik. Sukaj hap serine e golave pas nje asisiti te dhene nga Vioresin Sinani, i cili galopoi shkelqyeshem mes fanellave durrsake, duke e nxjerre te lire Sukajn, qe nuk heziton dhe 1-0. Ne pjesen e dyte ka qene Albert Kacaj, qe ka salduar edhe rezultatin 2-0 perfundimtar.