E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana "mallkon" shortin, shanse Dinamos

Tirana do te prese me 15 korrik, Stabekun e Norvegjise. Flamurtari do te ndeshet me fituesin e ciftit Madheruell-Laneli

Aranit Muraci

Ekipet tona pjesemarrese ne kompeticionet evropiane, mesuan emrat e kundershtareve te tyre ne Evrope. Dje ne Nion te Zvicres, eshte hedhur shorti i turit te pare dhe te dyte para- eliminator ne kompeticionin Champions dhe Europa Ligue. Shorti nuk ka sjelle kundershtare te veshtire, por as te lehte per Dinamon dhe Vllaznine. Per keto dy skuadra kualifikimi konsiderohet i hapur, kurse per dy ekipet e tjera, Tirana dhe Flamurtari, kualifikimi do te jete nje mision i veshtire.

Tirana

Tirana do te kete perballe ne turin e dyte kualifikues, kampionen e Norvegjise, Stabek. Ndeshja e pare e Tiranes do te luhet me 15 korrik ne Tirane dhe ndeshja e kthimit, nje jave me vone ne Norvegji. Nje nder skuadrat me te forta te viteve te fundit ne vendet skandinave, Stabeku konsiderohet nje "kocke e forte" per bardheblute. Kampionet e Shqiperise, emeruar trajnerin kroat Ilia Lancorevic dhe nen drejtimin e tij do te kerkojne te arrijne qe te kalojne njerin tur, edhe pse objektivi tani konsiderohet me i veshtire.

Dinamo

Dinamo ka shanse qe te kaloje dy turet e para te Europa Liges. Blute do te ndeshen me Lahtin, qe ne kete sezon nuk po shfaq ambiciet e nje viti me pare. Ekipet finlandeze nuk kane ndonje pervoje te madhe ne Evrope, madje Lahti ne dy vitet e fundit ka pasur nje ngritje te lehte. Edhe ne kampionatin finlandez, Lahti eshte nje skuader pa ndonje pervoje te madhe. Ne rast se kalon turin e pare, Dinamo do te ndeshet ne turin e dyte me Nova Goricen, nje skuader e njohur ne Shqiperi pasi u perball me Tiranen, tre vjet me pare ne Champions dhe u eliminua prej bardhebluve. Dinamo, nen drejtimin e Shkelqim Muces mundi t'i kaloje dy turet e para, cka ishte historike per ekipin tone kryeqytetas.

Vllaznia

Per Vllaznine kalimi i nje turi, eshte i mundur. Vllaznia nuk eshte konsideruar favorite nga mediat e huaja pas hedhjes se shortit, edhe pse perballe saj do te jete Sligo Rovers e Irlandes, qe nuk njihet per ndonje histori te pasur ne Evrope. Shkodranet do te luajne ndeshjen e pare ne Irlande me 2 korrik dhe nje jave me vone, mund te shfrytezojne faktorin fushe, qe te arrijne ne turin e dyte. Nese kalon turin e pare, Vllaznia do te ndeshet ne turin e dyte me Austrine e Vjenes. Perballe austriakeve do te jete shume me i veshtire kualifikimi, gjithsesi per trajnerin Hasan Lika kualifikimi ne turin e dyte do te jete nje sukses.

Flamurtari

Edhe Flamurtari do ta kete te veshtire kualifikimin ne turin e trete. Flamurtari i Vlores, si fitues i Kupes se Shqiperise do te luaje ne turin e dyte te Europa Ligue. Vlonjatet do te presin fituesin e ciftit, Madheruell-Lanel, per t'u ndeshur me 16 korrik, ne ndeshjen e pare ne Vlore dhe nje jave me vone ne fushe kundershtare.

Shorti

Shorti i hedhur dje ne Nion te Zvicres nuk favorizoi Tiranen, qe do te luaje ne "Champions" me nje prej kundershtareve me te forte, ne turin e dyte para eliminator. Bardheblute do te vihen perballe Stabek te Norvegjise.

1 tur

Ekipet tona nuk kane shkuar me larg se kalimi i nje turi evropian ne pjesemarrjet e tyre, ne te gjitha kompeticionet. Ne disa raste ekipet tona jane eliminuar edhe prej kundershtareve, ne kampionate me te dobeta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›