E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, dëmtohet 40-vjeçarja teksa kalonte rrugën

23/06/2009  ELBASAN-Një grua 40-vjeçare ka përfunduar e dëmtuar teksa është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd në afërsi të fshatit Përrenjas fshat. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme kur një mjet tip Opel me targa TR 3147J i drejtuar nga shtetasi Isa Xhepa 55 vjeç e ka marrë përpara gruan duke e dëmtuar. Mësohet se shtetasja Viturie S. 40 vjeç lindur e banuese në fshatin Stravaj të Librazhdit është dëmtuar nga përplasja dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit. Pas mjekimeve të para e aksidentuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj drejtuesit të mjetit ka filluar procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Me afrimin e sezonit veror dhe ardhjen e emigrantëve shqiptar nga vendet e tjera ku jetojnë dhe punojnë numri i aksidenteve në këtë qark shënon rritje të konsiderueshme. Ecja jashtë normave të lejuara si dhe mosrespektimi i asnjë rregulli të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve bën që numri i aksidenteve, të vdekurit dhe të plagosurit të shtohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›