E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare, do te gjykohet nga Fatmira Hajdari

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, do te gjykoje te cilesuarin si kreu i "Bandes se Lushnjes", Aldo Baren. Dje eshte hedhur shorti elektronik ne Gjykaten e Krimeve te Renda, pas caktimit te pese gjyqtareve nga ana e Keshillit te Larte te Drejtesise, ku kryesuese e ketij trupi gjykues do te jete gjyqtarja Hajdari. Ne trupin gjykues do te jene edhe gjyqtaret; Artan Broci, Sokol Tona, Arben Micko dhe Kreshnik Omari. Mesohet se seanca e pare gjyqesore do te zhvillohet ne daten 29 qershor, ku do te behet edhe prezantimi i paleve. Shkak per marrjen hua te trupes gjyqesore, ka qene fakti i konsumimit te te gjithe gjyqtareve te Shkalles se Pare, duke gjykuar pjese te vecanta te dosjes se "Bandes se Lushnjes". Aldo Bare, i cilesuar edhe si kreu i bandes eshte i fundit qe do te gjykohet per ceshtjet e ndodhura gjate trazirave te vitit 1997, ne qytetin e Lushnjes. Ai akuzohet per nje numer te madh te veprave penale te kryera nga ai vete, si dhe banda e tij. Bare ndodhet i arrestuar ne Turqi dhe prej kohesh, ka refuzuar ekstradimin e tij ne vendin tone. Shkak sipas vete Bares eshte rrezikimi i jetes, si dhe mundesia e vrasjes se tij nga persona te ndryshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›