Vllaznia ndjehet optimiste për fitimin e titullit kampion
Shkodër (Start)- Ambienti në klubin e Vllaznisë është mjaft i ndezur pas kësaj jave, ku skuadra u ngjit në vendin e parë të tabelës. Fitorja 2-1 me Partizanin, dhe humbja e Tiranës në kryeqytet me Teutën 1-2, i dha mundësinë kuqebluve të bëjnë rrokadën në tabelën e klasifikimit.
Klubi më i vjetër në vendin tonë, prej vitesh nuk e shihte veten në vendin e parë të tabelës që prej kohës që shpallej kampione nën presidencën e të ndjerit, Myftar Çela. Në atë kohë shkodranët arritën të mërrnin titullin e nëntë si kampionë të Shqipërisë.
Në ndeshjen e ardhshme kuqeblute do të udhëtojnë në Fier për të luajtur me Apoloninë. Transferta është delikate, pasi të ashtuquajturat skuadra të vogla i sjellin shpeshherë pengesa pretendenteve. Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin kampion në fuqi, Dinamon. Nësë ekipi do të arrijë fitoren në këto dy javë, atëherë rruga që të çon tek titulli konsolidohet ndjeshëm.