E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoton opozita Basha takon kryetaret e 7 njesive

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është takuar me të zgjedhurit në krye të njësive vendore në kryeqytet. Në këtë takim kanë kanë marë pjesë 7 kryetarët e njësive që përfaqësojnë partinë demokratike, ndërkohë që kanë munguar 4 kryetarët vendorë socialistë. 

Por pavarësisht mungesës së tyre, kryebashkiaku Basha u shpreh optimist se në mbledhjen tjetër do të jenë prezent të gjithë të zgjedhurit. Ai u shpreh se pavarësisht ngjyrimeve politike, reformat duhet të vazhdojnë , një nga të cilat do të jetë ajo decentralizimit.

“Decentralizimi jo vetëm i autoritetit, kopetencave, por dhe i burimeve drejt minibashkive është kryefjala e kësaj reforme e cila do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë me me ju. Ne do të mund të përparojmë në terren dhe në mënyrë të prekshme për qytetarin në çdo fushë që e prek atë, duke filluar që nga kontrolli i tregjeve, ndërtimet, plani urbanistik, te thithja e mendimit të tyre, tek kontrolli i territorit”-tha Basha.

Kryetari i bashkisë tha se shumë shpejt do të fillojë puna për krijimin e një grupi pune, me pjesëmarjen dhe të përfaqësuesve të pushtetit qëndror, për nisjen e reformës së decentralizmit të kopetencave.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›