Leverkusen shënon fitoren e katërt; Ngjitet në krye (Video)
Leverkusen ka arritur të shënojë edhe fitoren e katër radhazi duke u renditur në krye të Bundesligës gjermane. Ai arrit të fitojë me rezultatin 2-0 kundër djemve të Wolfsburg. E ardhur me moral të larta nga fitorja e fundit po 2-0 ndaj Werder Bremen, Leverkusen arriti të kalojë në avantazh në minutën e 57-të me golin e shënuar nga Barnetta dhe më pas në minutën e 65-të Kiessling dyfishoi rezultatin. Me këtë rezultat, Leverkusen arriti të shënojë fitoren e katërt radhazi 2-0. Në ndeshjet e mëparshme ai arriti të fitojë me këtë rezultat ndaj Fankfurtit, Këlnit dhe Werder bremenit. Leverkusen renditet e para në Bundesligë me 24 pikë.