E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma drejt Torinos për provën e fundit të Spaletit

Torino (Start)- Supersfida e javës së dhjetë në Serinë A, Juventus-Roma, do të luhet sonte në Torino, në orën 20:00. Juventinët vijnë pas tre fitoreve shumë të rëndësishme, me Realin, Torinon dhe Bolonjen. Me këto fitore bardhezinjtë kanë hedhur pas krahëve nje gjendje të ngjashme me atë që ndodhet Roma aktualisht.

“Zonja” ndodhet në vendin e nëntë me 15 pikë, 5 më pak se Udineze dhe Napoli, të vendit të parë. Kritike paraqitet gjendja për Romën, e cila pas nëntë ndeshjesh, ka arritur të marrë vetëm 7 pikë, duke u pozicionuar e 16-ta në tabelë. Si të mos mjaftonte kjo, ata duhet të bëjnë sonte pa kapitenin Toti, i cili ka pesuar sërish një dëmtim në kavilje. Në dhjetë përballjet e fundit në Torino, Juventusi ka fituar 5 ndeshje, duke humbur 2, dhe 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Formacionet e mundshme

JUVENTUS: Maninger; Melberg, Legrotalje, Kielini, Molinaro; Kamoranezi, Sisoko, Tiago, Nedved; Amauri, Del Piero.
Trajner: Ranieri

ROMA: Doni; Toneto, Mekses, Huan, Panuçi; De Rosi, Pixarro; Menez, Perrota. Tadei; Vuçiniç
Trajner: Spaleti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›