Lipi e parashikon luftën deri në fund në Serinë A
Romë (Start)- Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, parashikon një konkurencë të madhe deri në fund të kampionatit italian.
Trajneri, kampion bote, ka folur në një intervistë për “La Gazetta dello Sport”, ku ka vlerësuar shumë skuadrën e Napolit dhe të Udinezes. Sipas Lipit, Napoli ka arritur të gjejë pasardhësin e Maradonës, Lavecin. “Napoli ka edhe elementë të tjerë, një bomber të ri të quajtur Denis, ka një mesfushë që e kanë zili të gjithë, me Marxhion, Garganon, Hamshikun, etj.”, deklaroi Lipi për të përditshmen italiane.
Ai ka folur edhe për elementët e skuadrës së Udinezes, duke thënë se në Europë nuk është e lehtë të gjesh më të mirë se lojtarët e saj.
Marçelo Lipi këtë vit shikon 5 skuadra të denja për të fituar titullin në Serinë A. Ai ka folur edhe për Romën, duke deklaruar se cikli i saj nuk ka përfunduar ende, dhe se skuadra do ta kapërcejë situatën e vështirë.