E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia para ndeshjes me Malten Do te fitojme

Xhevahir Sukaj, njeriu gol i Vllaznisë në ndeshjen e parë kundër Birkirkara, e vlefshme për Europa Ligë, beson në kualifikimin e shkodranëve, pavarësisht se asgjë nuk është vendosur. Sulmuesi kuqeblu, vlerëson skuadrën malteze dhe shprehet se do të preferonte suksesin e skuadrës, më shumë se një tjetër gol të tij.

“Të fitojmë njëherë. Të kalojmë turin matematikisht dhe goli është pak pa vlerë sesa fitorja e ekipit tonë. Duhet një mobilizim maksimal si në ndeshjen e parë ashtu dhe në atë të kthimit sepse janë një ekip me vlera”-thotë Xhevahir Sukaj, sulmues i Vllaznisë.

Të njëjtën ide, me autorin e golit në minutën e dytë të ndeshjes së parë, ka edhe mesfushori Amarildo Belisha. Diga shkodrane para mbrojtjes, nuk sheh asnjë mundësi që kuqeblutë të dështojnë para publikut vendas, por shton se përqendrimi duhet të jetë maksimal.

“Kualifikimi në letër nuk arrihet. Ata nuk ishin ekip i keq. Kishin lojtarë cilësorë në përmbajtjen e tyre, por ne do ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen e kthimit. Do të arrijmë pse jo edhe në fitore tjetër në Shkodër”-tha Belisha.

Në Loro Boriçi, Vllaznia duhet të ruajë avantazhin e cmuar të golit të vetëm të shënuar në Maltë, ndërsa duhet të bëjë llogaritë me një skuadër që ka përdorim të mirë të topit, dhe, ashtu sic është shprehur edhe tekniku Josa, nëse i lejon kontrollin në mesfushë, mund të krijojë probleme.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›