Financimi i borxheve te Athines Gjermania shqyrton ligjshmerine

Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe të Gjermanisë mund të sjellë një tërmet të vërtetë për Greqinë dhe Eurozonën nëse konsideron të vlefshme ankesat për shkelje ligjore në financimin e borxheve të Athinës.
Ankesa vjen nga një deputet gjerman dhe pesë ekonomistë gjermanë, kritikë të euros. Dhe gjykata nisi sot shqyrtimin e ankesës që padit shtetin gjerman se ka shkelur ligjet e veta dhe ato të BE-së me pjesëmarrjen në paketën e ndihmës financiare ndaj Greqisë, por edhe për Portugalinë e Irlandën. Në nisje të seancës economisti, pala paditëse nënvizoi faktin që qeveria nuk veproi në të mirë të popullatës:
“Popullit gjerman i është kërkuar të besojë në mënyrë të rreme, se bëhet fjalë për shpëtimin e euros. Nuk është euro që po shpëtohet, por kërkesa për borxhe ndaj bankave. Kjo është e pahijshme”-tha Vilhelm Hankel, economist, skeptik i euros.
Nëse, Banka Qendrore Europiane blen bonot e thesarit të shteteve të rënuara financiarisht, atëherë ajo e shndërron në monedha borxhin shtetëror. Afatgjatë kjo çon në inflacion e kësisoj në zhvleftësimin e pasurisë në para.
Argument tjetër është se ombrella e shpëtimit e krijuar BE-ja për shtetet si Greqia, është kundër së drejtës buxhetore të parlamentit gjerman. Ministri gjerman i financave Volfgang Shojble i pranishëm në sallë mohoi shkeljen e ligjeve.
"Eshtë e rëndësishme të tregojmë se kemi zbatuar të gjitha aprimet kushtetuese, por u përballëm me një situatë të paparë, që na detyroi të veprojmë shumë shpejt në atë kohë, që të parandalonim një katastrofë më të madhe”-tha ai.
Vendimi pritet në vjeshtë. Analistët thonë se cilido të jetë vendimi, qeveria do të duhet të zbatojë argumentimin dhe kjo do të reflektohet kur borxhi i ri për Greqinë të negociohet. Së bashku me FMN-në, BE-në ka miratuar deri tani një total ndihmash prej 273 miliardë euro.
Juli Prifti