E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia proteston per gjyqtaret

Pas humbjes 1-0 në Kuçovë përballë Tomorit, Vllaznia ka dërguar një notë proteste në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pretendimet e klubit shkodran lidhen me gjykimin e ndeshjes së javës së 11-të të Kategorisë Superiore, dhe vendimeve të diskutueshme të arbitrit Bardhyl Pashaji, që sipas tyre ndikuan në rezultatin final.

Skuadrës së drejtuar nga Rudi Vata i janë anulluar dy gola të dyshimtë, ndërsa tashmë shkodranët kërkojnë ndëshkime maksimale për “xhaketat e zeza”, që sipas tyre ishin shkaktarë të humbjes. Madje, në një dalje përpara mediave, drejtori sportiv i klubit, Armir Grima akuzoi se gjykimi në ndeshjet e fundit të Vllaznisë ka qenë tendencioz

Klubi shkodran ka kërkuar gjithashtu nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe komisionet e saj, edhe masa të rrepta ndëshkimore edhe për klubin e Tomorit, si organizator i sfidës në Kuçovë. Kjo me argumentin se gjatë ndeshjes në ambientet rreth fushës qarkullonin persona të paautorizuar, ndërsa beratasit nuk kishin marrë masa as për të evituar vonesat në lojë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›