Vazhdon kriza e Flamurtarit 10 pike larg kreut
As testi me Dinamon nuk ka shërbyer për të zhblokuar Flamurtarin. Skuadra e drejtuar nga Edmond Lutaj, e cila është një prej pretendenteve për titull në këtë sezon, bëri një tjetër hap fals. Vlonjatët nuk morrën më tepër se barazimi 1-1 në “Qemal Stafa” përballë ekipit që mbyll klasifikimin në Kategorinë Superiore.
Progni kaloi miqtë në avantazh në minutën e 23-të, ndërsa Brkiç shpërdoroi një rast flagrant, me të cilin bregdetarët do të kishin mbyllur virtualisht takimin. Pikërisht këtu hyri në fuqi rregulli i pashkruar i futbollit, ku për një gol të falur, Flamurtari pëson golin që i kopromenton takimin.
Në minutën e 56-të, dinamovitet barazojnë shifrat me MAlotën, që kërcen më lart nga të gjithë, pas një goditjeje këndi të Kulit. Miqtë kërkojnë me ngul rrjetën e avantazhit, por traversa që frenon goditjen e Prognit dhe portieri Spaho, I cili neutralizon tentativat e Shehajt e Telushit penalizojnë vlonjatët.
Ky rezultat ka thelluar krizën e rezultateve te kuqezinjtë, që vetëm një javë më parë kishin barazuar në shtëpi edhe me Tomorin e vendit të parafundit. Seria me katër ndeshje radhazi pa fitore ka bërë që Flamurtari të mbetet në vendin e pestë, në kuotën e 18 pikëve, 10 më pak se Teuta kryesuese. Ndërkohë, me barazimin e djeshëm, më në fund Dinamo heq minusin nga renditja dhe tashmë është në kuotën e zero pikëve dhe ruan shpresat për mrekullinë me emrin mbijetesë.