E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta eliminon rekordmenëtTeuta largoi nga rruga e Kupës së Shqipërisë, Partizanin, rekordmenin e këtij kompeticioni

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Teuta largoi nga rruga e Kupës së Shqipërisë, Partizanin, rekordmenin e këtij kompeticioni, duke fituar në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 dhe atë të përgjithshëm 3-1.

NDESHJA
Mbrojtësi i Partizanit, Arjan Sheta, u ndëshkua me karton të kuq, përpara se kapiteni i Teutës, Vangjel Mile, të shënonte golin e parë në minutën e 32-të. Elton Muçollari vulosi shifrat 2-0 në minutën e 44-t dhe kualifikimin për herë të 37-të në çerekfinale.Në ndeshje e parë në Tiranëm Partizani e Teuta nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 .Për Partizanin, realizoi Jurgen Agolli (5’), ndërsa për Teutën, barazoi Altin Hoxha (44’).

KUALIFIKIMET
Raporti aktual i kualifikimeve rëndon dukshëm nga Partizani. Në 12 përballje direkt me kualifikim, Partizani është kualifikuar 9 herë, kundrejt 3 herë të Teutës.

RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Teuta eliminoi Vlorën pas dy fitoreve 2-0 (në tavolinë, ndeshja nuk u luajt në Vlorë) dhe 1-0 në Durrës, ndërsa në turin e dytë Partizanin: barazoi 1-1 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Teuta do të përballet me Gramozin. Takimi i parë do të luhet në Ersekë, më  3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt në Durrës.

Teuta-Partizani      2-0  (1-1)
Mile 32’, Muçollari 44’
Karton i kuq: Sheta 16’
Rezultati i përgjithshëm: 3-2
Kualifikohet: Teuta

TEUTA

Pjesëmarrëse:        në 57 edicione
Në çerekfinale:      37 herë
Në gjysmëfinale:           16 herë
Në finale:           9 herë
Fituese:             3 herë
Finale të humbura:   6 herë

Numri i klikimeve - 10
  E Enjte, 10 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›