Haxhi: Kosova vitin tjetër mund të bëhet pjesë e OKB-së
Uashington -Zv/ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi në një intervistë për INA deklaroi se Kosova tashmë është në rrugën e saj të drejtë dhe të sigurt. Harxhi theksoi se Pavarësia e Kosovës, kurrë nuk mund të kthehet në një "konflikt të ngrirë", sepse edhe vetë Kosova, nuk është më konflikt.
“Kosova tashmë ofron një demokraci solide, e cila sapo është krijuar edhe është gjithnjë e në rritje. Shpresoj vetëm në faktin se shumë shpejt do të kemi njohje të reja për Kosovën, çka edhe vitin e ardhshëm do të bëj anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuar (OKB)", theksoi Harxhi.
Diplomatja shqiptare në vijoi më tej se Shqipëria do të vazhdojnë të lobojë fuqimisht për çështjen e Kosovës.
“Lobimi i qeverisë shqiptare ka qenë i fuqishëm atje ku Kosova nuk ka mundur të hyjë. Dhe ju sigurojë, se ky lobim dhe marrja me çështjen e Kosovës nga ana e Shqipërisë, nuk ka të ndalur. Gjithsesi ne kemi përpara një detyrë mjaft rëndësishme, Kosova tashmë ka nevojë për një njohje globale. Është bërë ajo çfarë është bërë gjatë gjithë këtyre viteve, për të arritur në këtë pikë krijimi i shtetit të ri të Kosovës, tani na duhet njohje nga ana e të gjitha vendeve anëtarë të OKB-së, të shtetit të ri të Kosovës dhe e dyta natyrisht ngritjen e kapaciteteve në fushën e politikës së jashtme dhe të instiucioneve, që do të zbatojë këtë politikë të jashtme në Kosovë”, deklaroi zëvendësministrja e jashtme Edit Harxhi.