QPR, sinjale të reja për Bogdanin

QPR, Kuins Park Rejnxhërs, klubi britanik i Flavio Briatores lëshoi sërish sinjale për Erjon Bogdanin, ndërkohë që Bari duket se ka hequr dorë nga sulmuesi i Kievos. Lajmin e jep siti i specializuar italian calciomercato.com, që shkruan se në shtëpinë e Kievos janë duke u kryer lëvizje interesante. "Është zbehur ideja Domici, sulm mbi Sasha Aronika të Rexhinës. Në largim e sipër shqiptari Bogdani, i kërkuar nga QPR", - shkruan siti italian. Bari i serisë B
është në kërkim të një sulmuesi tjetër luksi, pasi Bogdani nuk dëshiron të zbresë një kategori më poshtë. Mesa duket pista Lacio është braktisur përfundimisht nga Bogdani, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e merkatos në Itali, më 1 shtator ora 19:00.