E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfare shansi, Beqaj katër herë kundër Ibrahimoviçit

Arjan Beqaj do të jetë përballë yllit të futbollit evropian, Zlatan Ibrahimovic, kur Kombëtarja e Shqipërisë të ndeshet me Suedinë më datë 6 shtator në stadiumin "Qemal Stafa" në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Afrikë e Jugut 2010.
Mirëpo, kjo nuk do të jetë përballja e vetme e portierit shqiptar me gjigantin suedez, pasi shorti i Ligës së Kampioneve i hedhur sot ka vënë në të njëjtin grup Anorthosis Famagusta dhe Interin e Milanos.
Kësisoj, pas ndeshjes me kuqezinjtë në javën e parë të shtatorit, Beqaj me klubin e tij qipriot do të sfidojnë Interin e Ibrahimovicit. Në total, portieri shqiptar do të vihet përballë sulmuesi suedez katër herë gjatë këtij sezoni: dy herë me kombëtaren dhe dy herë me klubin, me sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje në të dyja kompeticionet në fjalë.
Kësisoj, Beqajt i duhet të bëjë mrekullira, sic bëri ndaj Olimpiakosit 24 orë më parë, për të ndalur gjigantin e Suedisë në eliminatore me kuqezinjtë, por edhe në Ligën e Kampioneve me klubin qipriot, që synon të shkruajë historinë në Evropë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›