E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, mbërrijnë brazilianët Bruno e Roma

Duket se dashuria e Partizanit me "sambën" braziliane nuk do të përfundojë kurrë. Dy sulmues brazilianë, Bruno Barbosa da Enkarnsao (shkurt Bruno) e Paolo Marsel Periera Merabet ( i mbiquajtur Roma), do të jenë në provë të skuadra e Partizanit. Lojtarët, të cilët mbërritën dje në mbrëmje në kryeqytet sot në mesditë u takuan me presidentin e "demave të kuq', Albert Xhani në prani edhe të drejtorit të Akademisë, Genc Tomori. Dy lojtarët shoqëroheshin në Shqipëri nga agjenti Nielsen Nashimento, i cili bashkëpunon me agjencinë më të madhe të menaxhimit të futbollistëve në Brazil me qëndër në Rio de Zhanjero, kreu i së cilës është Roberto De Asis, vëllai i syperyllit Ronaldinjo. 23-vjecari Bruno (1.79 m) është rritur në akademinë sportive të Botafagos më parë me Botafagon e me të rinjtë e Flamengos U-18, për të vijuar më pas me Foralezën në kategorinë e dytë braziliane e së fundi me Crak Go, të shtetit Goias në Brazil. 29-vjecari Roma (1.70 m), ka një karrierë më të gjatë që nis nga Brazili (Flamengo), shkon në Korenë e Jugut te Hundai, më pas me Lokeren në Belgjikë, Pumas në Meksikë e Belenenses në Portugali. Së fundi sulmuesi ka luajtur me Ituiutaba në shtetin Minas Gerais në Brazil. Gjithsesi, lojtarët do të testohen para së për ta trajneri i Partizanit, Hasan Lika, të japë edhe vendimin përfundimtar pasi të shohë në fushë cilësitë e lojtarëve brazilianë.
Paolo Marsel Periera Merabet ( i mbiquajtur Roma), Bruno Barbosa da Enkarnsao (shkurt Bruno) dhe presidenti i Partizanit, Albert Xhani gjate takimit midis tyre ne zyrat te Kullat Binjake, 28.08.2008 Partizani ka qenë "streha" e parë masive e futbollistëve nga vendi Ronaldos e Ronaldinjos, madje fanellën e kuqe e kanë veshur rreth 15 futbollistë brazilianë, ku më të spikaturit kanë qenë, Xhekson, Abilio, Karioka, Xheradinjo, Brashini, Kardek, Xhunior, Marselinjo, Tiago, Paulinio, Kokinjo, Domingos, etj. Ndërkohë që braziliani i parë i mbërritur në Shqipëri, Edu, ka lujtur për Lushnjën në vitin 1996, lojtarët e parë (4 të tillë) te Partizani mbërritën në janar të vitit 1998, ku njëri prej tyre Xhovani Dos Santos veshi për pak kohë dhe fanellën e Teutës. Më pas në sezonin 1999-2000 erdhi gati nje skuader, ndërkohë që "prurja e dytë" e madhe ka qenë ajo e sezonit 2003-2004. Sa për statistikë, aktualisht dy ish-lojtarë të Partizanit, Abilio e Brashini janë rekrutuar nga Dajti. SKEDAT 1. Paulo Marcel Pereira Merabet (Roma) Datëlindja: 28.02.1998 Gjatësia: 1.70m Pesha: 70 kg Roli: Sulmues Nofka: Roma Kombësia: Braziliane Klubet 1999-2004: Flamengo 2004: Syo Buck Hyunday (Korea e Jugut) 2005: Lokeren (Belgjikë) 2005: Marilia (Brazil) 2006: Pumas (Meksikë) 2006-2007: Belenenses (Portugali) 2008: Santa Cruz/ Ituiutaba (Minas Gerias), Brazili * * * 2. Bruno Barbosa Da Enkarnasao Datëlindja: 13.05.1985 Gjatësia: 1.79m Pesha: 82 kg Roli: Sulmues Nofka: Bruno Kombësia: Braziliane Klubet 1998-2002: Botafago 2003-2007: Flamengo 2007: Fortaleza 2008: Crac Go (Brazil)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›