E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos e dorezoni lekun

Opinion

Ndonese ne dhjetediteshin e fundit verehet nje tendence e forcimit te shumices se valutave globale ndaj euros leku yne ka ndjekur nje kurs te kundert ku ka humbur rreth nje pike te plote ndaj euros vetem gjate kesaj periudhe. Sinjalet qe vijne nga tendenca e kursit zyrtar te publikuar nga Banka e Shqiperise ne kushtet e dobesimit te euros ne tregjet globale terheqin vemendje lidhur me mundesine e nje zhvleresimi te vullnetshem te lekut. Sezonaliteti i zakonshem i tregut te kembimit sugjeron pritshmeri qe ne pragdhjetor te kete nje dobesim te lekut ne raport me euron per tu riekuilibruar ne fundvit kur oferta e eurove rritet. Gjithsesi kesaj radhe kemi arsye per te qene te shqetesuar nese tendenca e diteve te fundit verehet te vazhdoje vecanerisht nese e lidhim me sfidat makroekonomike me te cilat po perballet ekonomia jone. Vetem pak dite me pare FMN-ja na rivuri ne dukje problemin qe kemi me borxhin publik ne kufirin e 60 te PBB-se ku rreth tre te pestat e tij jane ne leke nje prej burimeve me te qendrueshme ne vite te eurove ne vend remitancat po thahen sapo miratuam nje buxhet tejet ambicioz me rritje prej 12 te mbledhjes se te ardhurave si edhe me nje rritje gjithashtu ambicioze prej 55 te PBB nje deficit domethenes te llogarise korrente ndaj PBB etj. Te tera keto kane nje emerues te perbashket dhe mund te adresohen njekohesisht permes zhvleresimit te monedhes i cili padyshim do te shoqerohej me rritje te inflacionit. Epo meqenese zhvleresimi i monedhes na i zgjidh tere keto probleme perse te mos dorezohet leku Ekonomistet mund te reagojne me shprehjen qe kane per zemer se nga ana tjeter dobesimi vullnetar i monedhes ne kushtet kur kerkesa agregate ne vend ende nuk eshte rikuperuar per te arritur nivelet e parakrizes zhvleresimi i kursit te kembimit dhe rritja e cmimeve te konsumit do ti jepnin goditje duke sjelle pasoja per stabilitetin e pergjithshem te ritmit ekonomik. Fakti eshte se produkti yne kombetar nxitet ne rreth 80 te tij nga konsumi dhe dobesimi i fuqise blerese ndikon drejtpersedrejti mbi nivelin e produktivitetit te ekonomise sone. Gjithashtu dobesimi i kursit te kembimit dhe rritja e inflacionit nuk jane te mirepritura me te drejte nga qytetaret. Meqenese jemi nen ndikimin e propagandes histerike te liberalizimit te vizave qytetaret mund te propagandohen ta pranojne zhvleresimin si kosto qe duhet paguar ne kembim te lirise se levizjes. Duke perdorur kete justifikim dhe presionin e mundshem afatshkurter mbi kursin mund te tentohet mbizhvleresimi artificial per te zgjidhur siperfaqesisht listen e problemeve te ngritura. Sa i perket ndikimit faktik te liberalizimit te vizave mbi kursin nuk pritet te dobesohet ndjeshem leku ndaj euros nese liberalizimi nuk do te perdoret si justifikim per te bere sa thame me lart. Per momentin eshte veshtire te matim apo vleresojme sakte se cfare do te ndodhe por edhe nese mund te kemi shenja te perkohshme dhe e theksoj kete ndikimi. Ajo qe vlen per tu ngritur me vemendje eshte fakti se per 9-mujorin e ketij viti nga ekonomia jone e etur per zhvillim e investime kane dale rreth 1 miliard euro kapital. Kjo eshte shqetesuese sepse tregon qe ndersa mundohemi te marrim borxh 300 milione euro nga jashte vendit nepermjet emetimit te eurobondit nuk kemi mundur te kanalizojme mencur rreth 1 miliarde euro qe ishin ketu dhe i lame te ikin. Tjeter koment qe vlen te diskutohet lidhur me borxhin e marre me eurobond eshte nese do te zbuste ndikimet zhvleresuese te kursi i kembimit ardhja e 300 milione eurove. Ne fakt keto para sic vijne ikin direkt per te shlyer borxhin tejet te shtrenjte qe u mor me 2009-n. Thirrja mos e dorezoni lekun u adresohet institucioneve vendimmarresve financiare. Duhet bere kujdes qe te mos perfitohet prej kercimeve momentale te cilat tregjet i riekuilibrojne ne kohe. Keto duhen mbikeqyrur e administruar me kujdes e maturi prej institucioneve respektive ne menyre qe te mos lejohen tendencat afatshkurtra te rrezikojne ekuilibra aq veshtire te arritur e te ruajtur nder vite. Le te jemi ende optimiste dhe te mendojme qe vendimmarrja do te behet mencur dhe matur e duke marre vecanerisht parasysh ndikimin qe ka ne xhepat e ne kursimet e shqiptareve qe ende nuk e kane marre veten nga goditjet e krizes.

Autori Drejtor i kerkimeve ne Institutin Agenda

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›