E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia udhëheq kampionatin pas javës së 13-të

Tiranë (Start)- Java e 13-të sjell rrokadën në kreun e tabelës së Superligës. Tirana me humbjen e paësuar në kryeqytet me Teutën 1-2, i lë vendin e parë skuadrës shkodrane, e cila arriti një fitore jo pa vuajtje 2-1 me Partizanin në Shkodër. Vllaznia ndodhet e vetme në krye me 25 pikë, ndërsa Tirana zbret në vendin e dytë me 23 pikë.

Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi pa gola i Shkumbinit me kampionët e Dinamos në Peqin. Vendasit kanë kontestuar ashpër gjyqtarin Jemini, para dhe pas takimit. Megjithatë, vendasit ruajnë vendin e tretë me 20 pikë, po aq sa ka edhe Teuta e Durrësit, ndërsa kampionët i lëshojnë vendin skuadrës bregdetare.

Besa arriti një fitore pa shumë histori me Bylisin 3-0 në Kavajë. Verdhezinjtë ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh me Dinamon. Lushnja mori një fitore mjaft të rëndësishme në derbin e Myzeqesë me Apoloninë. Ndeshja u shoqërua me tension, dhe me një futbollist të plagosur.

Për Elbasanin kjo javë mund të quhet me plot gojën një disfatë, pasi verdheblutë nuk arritën të shkonin më shumë se një rezultat pa gola me Flamurtarin në “Ruzhdi Bizhuta”.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet dhe renditjen e skuadrave pas javës së 13-të.

Rezultatet

Elbasani-Flamurtari 0-0
Lushnja-Apolonia 3-1
Vllaznia-Partizani 2-1
Tirana-Teuta 1-2
Shkumbini-Dinamo 0-0
Besa-Bylis 3-0

Renditja

Vllaznia 25
Tirana 23
Shkumbini 20
Teuta 20
Dinamo 19
Besa 19
Elbasani 18
Flamurtari 17
Bylis 15
Apolonia 12
Lushnja 11
Partizani 8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›