Arsenali del triumfues në kështjellën e Çelsit
Londër - Arsenali fiton supersfidën e javës së 15-të me Çelsin në Premierligë. Tashmë skuadra blu e Londrës nuk mund të konsiderohet më e pamposhtur në kështjellën e saj “Stamford Brixh”. Pas humbjes së para disa javëve me Liverpulin, blutë u mposhten dje nga Arsenali me rezultatin 1-2 përpara publikut të tyre.
Vendasit e drejtuar nga Skolari arritën të kalonin të parët në avantazh me një autogol të Xhurusë në minutën e 31’ të takimit. U duket se ngjarjet do të rridhnin në favorin e Çelsit, por pjesa e dytë nuk do të rezultonte e tillë. Goli i dha më tepër siguri seç duhet skuadrës udhëheqëse në Premierligë, e cila i la tepër hapësira “Topçinjve”.
Tre minuta do të mjaftonin për Van Persin, dhe në të njëjtën kohë të rezultonin fatalë për skuadrën blu. Në minutën e 59’ holandezi do të barazonte rezultatin e pjesës së parë. Pa u ambientuar akoma me rezultatin skuadra e Çelsit, është përsëri ai që do të jepte goditjen e dytë dhe përfundimtare për ta. Goli i minutës së 62’ do të qëndronte në fuqi deri në fishkëllimën përfundimtare të gjyqtarit kryesor.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Venger rimerr sërish vendin e katërt në tabelë me 26 pikë. Ndërsa Çelsi është i përqendruar në ndonjë hap fals të Liverpulit në ndeshjen e mbrëmjes së sotme me Uest Hemin. Aktualisht skuadra e Skolarit ndodhet në vendin e parë me 33 pik së bashku me Liverpulin, i cili ka një ndeshje më pak.
Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e javës së 14-të, dhe renditjen e ekipeve pas kësaj jave.
Rezultatet
Aston Villa 0 - 0 Fulham
Midellsbrou 0 - 0 Njukastell U.
Stoke S. 1 - 1 Hull S.
Sunderlend 1 - 4 Bolton W.
Vigan Atletik 2 - 1 Uest Bromwich A.
Mançester S. 0 - 1 Mançester U.
Portsmuth 3 - 2 Blekbern R.
Totenhem H. 0 - 1 Everton
Çelsi 1 - 2 Arsenal
(Sonte, ora 20:00) Liverpul ? - ? Uest Hem U.
Renditja
1. Çelsi 33
2. Liverpul 33
3. Mançester U. 28
4. Arsenal 26
5. Aston Vila 25
6. Hull 23
7. Everton 22
8. Portsmuth 22
9. Bolton 20
10. Fulham 19
11. Uigan 19
12. Midellsbrou 19
13. Stok Siti 18
14. Mançester S. 17
15. Uest Hem 17
16. Totenhem 15
17. Njukastell 15
18. Sanderlend 15
19. Blekbern 13
20. Uest Bromuiç 11