E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, radhë të gjata në tokën shqiptare dhe neutrale

KORCE-Sapo ka ka kaluar festa e madhe e ndërrimit të viteve dhe në pikat doganore të vendit ka nisur sërish qarkullimi plot fluks i udhëtarëve.
Situata me e renduar paraqitet ne Kapshtice. Sot mësohet se në piken doganore te Kapshticës ka një fluks të dendur të udhëtarëve në hyrje dhe në dalje, ndërsa pala greke punon me sportele të reduktuara duke shtuar vështirësitë për qarkullim në kufi.
Pala shqiptare ka nisur punën sot më 2 Janar me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve kurse 3 në hyrje.

Ndërsa pala greke nisi punen vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjtete dhe njerëz në anën greke të doganës.

Për të zgjidhur situatën pala shqiptare zhvilloi një takim me palën greke. Pala shqiptare tentoi që të shtojë numrin e sporteleve në anën greke, me qëllim që të reduktohen radhët e gjata me udhëtarë në këtë pikë doganore. Pak pas mesdites, pala greke nisi punen me nga 3 sportele, por kjo nuk po pakeson radhet e gjatas me automjete e udhetare si ne token shqiptare dhe ne toke neutrale.

Ndersa ne piken doganore te Kakavijes ka rinisur qarkullimi i udhetareve por fluksi momentalisht eshte i perballueshem. 
Dy ditët e fundit fluksi i lëvizjeve në pikën doganore të Kakavijes ka qënë thuajse i papërfillshëm, ditën e sotme ka nisur lëvizja normale, kryesisht e emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin grek.
Nga burimet zyrtare të Kakavijes mësohet se që nga pasditja e djeshme deri në mëngjesin e sotëm kanë hyrë nëpërmjet Kakavijes në territorin grek 160 shtetas dhe 500 automjete të llojeve të ndryshme.
Ndërkaq kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 1000 shtetas dhe 350 automjet.

Shume emigrante qe punojne ne Greqi u kthyen ne atdhe per festat e fundvitit. Pritet qe i njejti numer te kthehen serish ne Greqi keto dite. Pala shqiptare ne pikat doganore eshte pergatitur per perballimin e situates duke shtuar ndjeshem numrin e sporteleve, deri ne 9 te tilla.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›