E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora jo me ne harten e vendeve te kultivimit te bimeve narkotike

Vlora eshte hequr nga lista e zonave ku kultivohen bimet narkotike kanabis sativa nderkohe qe ky fenomen ne kete qark ka shenuar nje ulje drastike.

Gjate nje takimi qe zhvilloi sot shtabi i luftes kunder kultivimit te bimeve narkotike per Qarkun e Vlores u diskutuan rruget qe do te ndiqen per te minimizuar kete dukuri duke alternuar perpjekjet e strukturave te policise me njesite e qeverisjes vendore.
Prefekti i Qarkut Eduart Vecani nenvizoi se Vlora dikur problematike ne kete drejtim tashme paraqitet me tregues mjaft pozitive.

Kultivimi i bimeve narkotike ka shenuar nje ulje te ndjeshme krahasuar me vitin 2009 deri ne 60 perqind nderkohe qe duke ju referuar viteve paraardhese arritjet jane te pakrahasueshme theksoi Vecani.

Ai tha se kultivimi i bimeve narkotike si nje fenomen kriminal tashme nuk eshte nje problem shqetesues per Vloren. Por pavaresisht kesaj sipas tij do te vazhdojne perpjekjet per te parandaluar edhe ato raste qe mund te shfaqen.

Nga ana e tij drejtori i Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores Ylli Metko theksoi se gjate vitit 2010 u shenua nje ulje e ndjeshme e rasteve te kultivimit te kanabisit ne nje mase prej te pakten 60 perqind krahasuar me 2009-en. Ne vitin 2001 sipas tij u shenuan 14 raste te kultivimit nderkohe qe vitin paraardhes kjo shifer ishte 75.
Sipas Metkos ne kete drejtim policia ka bashkepunuar dhe do te bashkepunoje me njesite e qeverisjes vendore vecanerisht ne ato qe dikur kane qene problematike ne kete drejtim.

Ne kete takim ku ishin te pranishem edhe zyrtare te Ministrise se Brendshme u theksua se pavaresisht fushates zgjedhore puna per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike do te vazhdoje normalisht duke e shtrire bashkepunimin me kryepleqesite e fshatrave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›