Marrja e gojes zbulon transportuesin e heroines

Kapet 1 kg heroine ne qytetin e Durresit. Kane qene organet policore te qarkullimit rrugor qe kane ndaluar nje mjet Benz me targa te qytetit te Fierit FR 8462 C per kontroll rutine ne zonen e Plepave dhe gjate kesaj kohe kane dyshuar tek gjendja alarmante qe ka paraqitur drejtuesi i mjetit.
Ky i fundit ka pasur marrje goje gjate komunikimit dhe skuqje tej normales. Makina eshte ndaluar ne afersi te ish-rezidences qeveritare te njohur si ish-Blloku i Udheheqjes kur po udhetonte ne drejtim te Durresit.
Kontrolloret duke pasur pervoje ne komunikimin me shtetas te ndryshem qe paraqesin gjendje emocionale ne funksion te shkeljeve qe bejne kane kerkuar pas marrjes se dokumentave qe te behet edhe nje kontroll me i plote. Pasi kane nxjerre jashte mjetit drejtuesin 41-vjecar Ilirian Hoxhaj kane gjetur nje kile droge te mbeshtjelle me natriban dhe te ndare ne dy pako.
Pasi kane dyshuar ata kane kerkuar koleget e antidroges te cilet kane mberritur ne vendngjarje dhe kane deklaruar se lenda e gjetur mund te ishte droge e llojit heroine. Shoferi filimisht nuk ka pranuar se materiali ishte i tij duke u shprehur se ndonje pasagjer mund ta kishte lene aty. Droga e gjetur ishte mbeshtjelle me gazete e me pas me qese plastmasi.
Sipas policise ne tregun vendas nje kilograme heroine kushton 30-40 mije euro.
Ne nje konference per shtyp gjate pasdites policia deklaroi se perfundoi ne pranga Ilirian Hoxha 41 vjec lindur ne Fier e baneus ne fshatin Zhupan. Sipas bluve arrestimi u be pasi gjate kotnrollit te tij ne mjetin tip Benz u gjet nje sasi prej 132 kg lende narkotike e llojit heroine e ndare ne dy pako.
Policia konfirmoi se u sekuestruan edhe nje sasi parash leke dhe 1940 euro. Hoxha akuzohet per prodhim e shitje narkotikesh ndersa hetimet jane drejtuar ne vendin qe eshte marre droga dhe cili ishte destinacioni perfundimtar.