Vlora merr masa për të përballuar edhe shqetësimet e ndryshme shëndetësore që pushuesit mund të shfaqin në plazhe

Në pikun e sezonit të verës, Vlora nuk ka marrë masa vetëm për mikrpitjen e turistëve, por edhe për tu kujdesur për shëndetin e tyre.
Në qendrën shëndetësore verore në zonën e Plazhit të Vjetër, mjeku Earl Llapi, flet për simptomat apo shqetësimet që janë hasur më shumë tek pushuesit.
Llapi tha se simptomat varen nga moshat pediatrike, të cilat kanë patur më shumë gastrointerit apo djegie nga dielli të moshat e rritura hipertension apo edhe dhe djegie helmimet gjithashtu pa lënë mënjanë edhe pickimet nga insekte të ndryshme.
Qendrat shëndetësore verore në Vlorë po funksiojnë 24 orë të pajisura me një mjek dhe një infermier ku nuk mungojnë dhe medikamentet e nevojshme. Ato do të jenë në funksion deri në 15 shtator.
/rtsh/