Vlora, ne feste per Diten e Pavaresise

Prej ditësh atmosfera festive e festave të nëntorit në qytetin e Vlorës është ndier në cdo institucion, si dhe nga cdo banor i qytetit të flamurit. Sapo hyn në Vlorë, të sheh syri një atmosferë festive, ku flamuj dhe banderola të ndryshme janë në çdo dritare dhe shtyllë, që të kujtojnë Vlorën e Flamurit.
96-vjetori i shpalljes së pavarësisë në Vlorë ka filluar që para 10 ditësh. Nuk kanë munguar ekskursionet në Kaninë, ku ka lindur patrioti Ismail Qemali, si dhe në shtëpinë muze ku numri i vizitorëve e turistëve ka qenë i madh, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë nga Kosova.
Paraditen e sotme, në orën 10:00, në varrin e patriotit të madh Ismail Qemali do të cohen buqeta dhe kurora me lule nga përfaqësuesit e bashkisë, ndërsa bie në sy mungesa e deputetëve si dhe përfaqësuesve të qeverisë.