Vlora pa ujë, shkak një defekt në furnizimin me energji
VLORE-Një defekt në sistemin e furnizimit me energji elektrike, ka lënë prej disa orësh pa ujë të pijshëm, qytetin e Vlorës. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Viron Hyso, tha se, “qyteti nuk furnizohet me ujë prej orës 03.00 të mëngjesit, për shkak të një defekti që u shkaktua në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave, si pasojë e motit të keq”.
Sipas Hysos, OSSH po punon për riparimin e defektit dhe normaliziminn e situatës së furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave.
Ndërkohë, rreshjet intensive të shiut, që përfshinë qytetin e Vlorës, gjatë orëve të natës duke u gdhirë e hënë, nuk kanë krijuar shqetësime të dukshme në rrugët apo portin e qytetit.
(d.b/ATA/BalkanWeb)