E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, nis beteja mes ushtrisë dhe talebanëve

Forcat pakistaneze dhe talebanët kanë qenë protagonistë të shkëmbimeve të rënda të zjarrit, pas ofensivës më të mëdha tokësore kundër fortesave të militantëve në jug të Waziristan-it në kufi me Afganistanin. Ndërkaq, bilanci i parë i operacionit, i quajtur "Rruga drejt lirisë", sipas informacioneve të dhënave deri tani, ushtria flet për 60 të vdekur mes talebanëve dhe 5 mes ushtarëve. Kjo ofensivë pason një seri sulmesh dhe atentatesh në pjesë të ndryshme të vendit, mes të cilave edhe ajo në selinë e forcave të armatosura që kanë shkaktuar vdekjen e 150 personave. Rreth 30 mijë ushtarë mendohet se do të përleshen me rreth 10 mijë talebanë, mes të cilëve një mijë luftëtarë uzbekë dhe disa militantë të Al-Kaedës, pasi rrethuan territorin dhe përparuan përgjatë tri drejtimeve të ndryshme. Ushtarët arritën të merrnin dje një fortesë talebane në Spinkai Raghzai, bënë të ditur zyrtarët pakistanezë, por në lokalitetet e tjera rezistenca është e madhe. Ushtria pakistaneze kishte ndërmarrë që më parë sulme ndaj kësaj zone. E para u bë në vitin 2004, kur regjistroi humbje të mëdha para se të nënshkruante një pakt paqeje. Ndërsa ofensiva ka nisur, rreth 150 mijë civilë janë larguar nga zonat e banimit, drejt vendbanimeve më të sigurta, për të shmangur humbjet mes civilëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›