"Akt historik, bashkepunimi Kosove-Maqedoni"
TIRANE-Qeveria shqiptare shpehet e kënaqur për marrëdhëniet diplomatike që Kosova dhe Maqedonia zyrtarizuan një ditë më parë. Sic bën të ditur zyra për shtyp, Qeveria shqiptare përshëndeti sot, nëpërmjet Zëdhënëses së Qeverisë, znj,Majlinda Bregu, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Bregu i ka cilësuar, “si një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik”.
Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare vjen dy ditë pasi Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, dhe ai i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, kanë nënshkruar zyrtarisht aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar MPJ e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmjen e vonshme të së premtes.
Në këtë marrëveshje, përvec të tjerash, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, “do t’i shërbejë zhvillimit të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon”.
Rrjedhimisht, “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.
Ky nënshkrim është bërë, pasi Kuvendi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë, ratifikuan më parë Marrëveshjen për vijën kufitare ndërmjet dy vendeve.
(d.b/BalkanWeb)