Vlora propozon degë të re gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi

14/06/2005 Universiteti i Vlorës
Shkurti: “Degët e reja do të shtojnë kuotat”
“Kemi kërkuar gati po aq kuota sa vitin e kaluar si dhe hapjen e degëve të reja të mësuesisë. Konkretisht kemi të hapur vetëm ciklin e ulët dhe atë parashkollor me 600 kuota për këtë vit dhe shohim se kërkesat janë të mëdha për mësuesi, kështu që kemi kërkuar hapje degësh të reja, si gjuhë–letërsi, histori-gjeografi, të cilat, nëse do të miratohen do të bëjnë që të ketë dhe shtim kuotash. Universiteti ynë mbulon një zonë të gjerë, kështu që dhe kërkesat janë të larta. Sot kemi 4.064 studentë, vitin tjetër akademik presim të kemi 6.600 studentë”, thotë Bilal Shkurti, Rektor i Universitetit të Vlorës.
Universiteti i Gjirokastrës
Kikina: “Kuota të njëjta, disa degë pa konkurs”
“Universiteti ynë ka mungesë ambientesh. Kështu që në këto kushte niveli i pranimeve këtë vit do të jetë gati njësoj me vitin e kaluar. Megjithatë këtë vit do të ketë liberalizim të universitetit dhe në disa degë hyrja do të jetë pa konkurs. Ndërsa në degë të rëndësishme si Ekonomiku, Infermieria, apo Historia, hyrja do të jetë me konkurs”, thotë Kristaq Kikina, Rektori i Universitetit të Gjirokastrës.
Universiteti i Elbasanit
Dode: “Kërkuam të njëjtin numër pranimesh”
“Ne do të kemi një numër pranimesh po aq sa vjet, ndoshta dhe diçka më tepër. Jemi në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave. Propozimet tona i kemi dërguar në Ministri të Arsimit. Nuk kemi kërkuar shtim kuotash, pasi nuk kemi shumë ambiente, megjithatë pritet vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili do të caktojë dhe gjithë modalitetet e konkurseve për këtë vit”, thotë Jani Dode, Rektori i Universitetit të Elbasanit.
Universiteti i Korçës
Pendavini: S’kemi shtim kuotsh
“Do të kemi të njëjtin numër pranimesh sa dhe vjet, pra aty afër. Nuk kemi kërkuar shumë shtim kuotsh, pasi nuk kemi ambiente. I kemi bërë propozimet, por ende nuk kemi marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit. Ndërsa përsa i përket modaliteteve të konkursit të pranimit, ato do të jenë unike, njësoj për të gjitha universitetet. Nuk besoj se do të ketë ndryshime rrënjësore krahasuar me vitet e kaluara, me përjashtim të korrigjimit me skaner. Dhe ne si të gjitha universitetet po përgatitemi që të instalojmë këtë pajisje, për të mos bërë më korrigjime manuale”, thotë Gjergji Pendavini, Rektor i Universitetit të Korçës.
Universitetet e tjerë të njëjtin numër pranimesh, në disa degë hyrja do të jetë e lirë
Universiteti i Vlorës, degë të reja mësuesie
Këtë vit akademik degë të reja ka propozuar vetëm Universiteti i Vlorës, për mësuesi, gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi. Universitetet e tjera kanë propozuar gati të njëjtin numër kuotash me vjet, me ndryshimin e pritshëm, që në disa degë pak të kërkuara hyrja do të jetë e lirë, duke shënuar dhe hapin e parë konkret të liberalizimit të universiteteve. Konkretisht, vjet në Universitetin e Elbasanit ka patur 1200 kuota parësore. Në
Universitetin e Korçës ka patur rreth 990 pranime, në atë të Shkodrës 1.220 pranime, të Gjirokastrës rreth 100 dhe në atë të Vlorës, po kaq. Më i madh është Universiteti i Tiranës, që vjet kishte 3500 kuota parësore.
Vitin e kaluar u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave hyrja në universitete e mbi 13 mijë maturantëve. Po kaq është dhe kuota totale për këtë vit, e cila do të zmadhohet për faktin se, në disa degë hyrja do të jetë e lirë, pra dhe numri i studentëve të vitit të parë më i lartë se vitet e tjera. Këshilli i Ministrave miratoi për vitin akademik 2004-2005, kuotën 13.566. Ato përbënin 1669 kuota më shumë se në vitin e kaluar akademik.
Këtë vit përfundojnë shkollat e mesme në shkallë vendi 25.000 maturantë. Sipas këtij vendimi, këtë vit akademik planifikohet të tërhiqen në shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë dhe në atë me kohë të pjesshme mbi 75% e nxënësve maturantë, shifër kjo që ka ardhur në rritje nga viti në vit.
Ndërkohë, korrigjimi me skaner këtë vit do të aplikohet nga të gjitha universitetet pa përjashtim. Rektori i Universitetit të Vlorës, Bilal Shkurti, shprehet se do ta blejnë këtë shërbim, sikundër ndodhi me Universitetin Politeknik dhe atë të Tiranës. Po kështu shprehen dhe Rektorët e Universiteteve të tjera. Ndërkohë ajo çfarë do të sigurojnë vetë është vetëm baza materiale, letrat, boja dhe stilolapsat.
Propozimet
Universiteti i Tiranës, 3500 kuota parësore
Këtë vit janë propozuar rreth 3500 kuota për gjithë Universitetin e Tiranës, së bashku me kuotat e trojeve kjo shifër shkon 4300, gati po aq sa u miratuan vjet nga qeveria. Ka luhatje të vogla në shifra, sipas fakulteteve. Vetëm Fakulteti Histori-Filologji ka kërkuar gjysmat e kuotave të vjetshme, pra nga 100 pranime për çdo degë, vetëm 50 vetë. Ndërsa, Universiteti Politeknik ka kërkuar 850 kuota dhe së bashku me ato të trojeve kjo shifër shkon 950 vetë. Vitin e kaluar qeveria miratoi 3480 kuota për Universitetin e Tiranës dhe 1100 për atë Politeknik, megjithëse këto institucione kishin kërkuar më pak.
Konkurset nisin javën e parë të shtatorit
Drejtuesit e universiteteve kanë kërkuar që konkurset e pranimit për shkollat e larta të nisin javën e parë të shtatorit. Ndërkohë që vitin e kaluar këto konkurse u zhvilluan në po këtë periudhë. Konkursi i parë u zhvillua më 30 gusht, nga Universiteti i Vlorës. Universiteti i Tiranës i nisi konkurset më 3 shtator dhe të gjitha konkurset përfunduan më 10 shtator.
Fjalor për inxhinierët e minierave
Skedës së fjalorëve në bibliotekë iu shtua dhe një tjetër fjalor, ai i “gjuhës” së inxhinierëve të minierave.
Fjalori i Minierave anglisht-shqip, hartuar nga prof.Fehmi Asllani, mundëson një komunikim mbi projektet e ardhshme në minierat e vendit. Libri u prezantua nga kryetari i shoqatës së inxhinierëve të minierave, Thoma Dede. Në rreth 400 faqe janë renditur terminologj profesionale dhe skica. Autori Fehmi Asllani, si inxhinier, ka punuar për njëzet vjet në miniera. Në vitet '90, ai ka drejtuar Institutin e Minierave dhe vazhdon të kontribuojë në rivlerësimin e sistemit të minierave në vend.