Sislej Xhafa: Gëzuar... pavionin shqiptar
14/06/2005 Përurimi i pavionit shqiptar në Bienalen e 51-të Venecias, tërhoqi vëmendjen e të gjithë vizitorëve, të cilët për dy orë me admiruan veprën e artistit Sislej Xhafa apo Ceremonialin e Lotderdhjes, një vepër që prezanton "apartejdin ballkanik"
"Gëzuar!" Kjo ishte e vetmja fjalë që artisti kosovar Sislej Xhafa, i cili përfaqëson Shqipërinë në të parin pavion zyrtar në bienalen më të rëndësishme jo vetëm në Evropë, tha për të pranishmit në ceremoninë e përurimit të këtij pavioni, në datën 10 qershor. Fantazia e tij, që ka tërhequr vëmendjen e kuratorëve dhe kritikëve më të mirë të botës, nuk mund të mungonte edhe në këtë ceremoni përuruese. Zakonisht, në këto raste, tradita e kërkon që në përurimin e një pavioni, përveç rasteve kur nuk ka një përshëndetje, të përdoren mikrofonët për të folur me të pranishmit në një ceremoni të tillë. Xhafa nuk mund të bjerë pre e këtyre formave standarte. Duke shfrytëzuar të gjitha "mjetet rrethanore", ai gjeti një trung atë prerë, të cilin e përdori për "podium" dhe në vend të mikorofonëve elegantë, zgjodhi megafonët për të "komunikuar" me të pranishmit. E ndërsa, kuratorja përgjegjëse e pavionit shqiptar, Cecila Tirrelli shpjegonte në italisht përmbajtjen e veprës së Xhafës, motra e vet, përsëri me një megafon, përcillte në anglisht mesazhin. Vepra e Xhafës e cila u montua pothuajse për katër ditë me rradhë, shpalosi një maskë gjigande të organizatës famëkeqe amerikane të vitëve '50-'70 "Ku-Klus-Klan", duke dashur kështu të tregojë për racizmin ndëretnik, i cili nuk ndryshon aspak nga ai racor. Një statujë, e cila shpalos në mënyrën më efikase dhe të drejtpëredrejtë "apartejdin ballkanik", i cili e zhyti rajonin në një dhjetëvjeçar luftrash, masakrash dhe urrejtjesh nacionale, rreth 23 m e lartë dhe me një diametër 8 m. Vepra ka kushtuar 80 mijë euro, shumë që është vënë në dispozicion nga vetë autori. Vepra u montua në sekret absolut dhe Xhafa kishte "hequr dorë", nga të gjitha komentet dhe deklarat për shtyp, si për mediat vendase ashtu edhe për ato shqiptare. "Dikush mund ta quaj një skulpturë, ashtu si vetë artisti, por kjo nuk e zhvesh atë nga cilësia e saj 'kryengritëse': por zgjedhja e materialit është bërë e tillë, që të na tregojë se më shumë se e 'përjetshme' apo e 'qëndrueshme', kjo vepër është menduar të jetë e epshme, e lëvizshme dhe e konsumueshme. I fanitet vështrimit tonë dhe na turbullon... Të shtang, të godet si vetëtimë - është një maskë e stërmadhe e Ku-Klus-Klanit, që qan", kështu e shprej ndjesinë për këtë vepër kuratori Edi Muka, i cili ndoshta mund të shtonte se është një maskë e stërmadhe e Ku-Klus-Klani, që derdh "lotë krokodili".
Megafonë për mikorofonë dhe qese plehërash për zarfa
Dikush mund t'i quajë trille apo kapriçio artistike të Xhafës gjetjet e tij speciale për përurimin e pavionit, si për përdorimin e magafonave në vend të mikrofonave, por edhe faktin tjetër dhe më "tronditës", ku në vend të zarfave që përdoren normalisht për të shpërndarë materialin informativ, në një aktivitet kaq të rëndësishëm artistik, Xhafa kishte bërë një tjetër zgjidhje "a la Sislej": përdori qese plastike plehërsh për të shpërndarë materialin informativ. Në fakt, nuk ka trill dhe as kapriçoi, kushdo që e njeh nga afër Xhafën e di se gjetjet e tij janë rezulatat i një reflektimi artistik të vazhdueshmë, që përcjell një mesazh aspak të rastësishëm. Por ndrkohë ky përurim i pavionit të parë zyrtar, ishte edhe trampolina më e mirë e Bienales Tirana 3, pasi të gjithë kuratorët e kësaj bienaleje ishin prezentë dhe me megafonët "Xhafa" shpalosën konceptet e tyre, për secilën nga pavionet që ata do të kurojnë në bienalen shqiptare. Shumë nga të pranishimit patën rastin të njihen jo vetëm me faktin e zhvillimit të këtij aktiviteti në vendin tonë, por edhe me temën "Tabu molisëse", e cila është tema e Bienales Tirana 3, që do të çelë dyert për publikun e gjerë në 10 shtator. Por një paraqitje tepër dinjitoze bëri edhe artisti tjetër shqiptar, Adrian Paci, vepra e të cilit ishte përfshirë në "Arsenalen" apo në ekspozitën me artistët më të preferuar të kuratoreve. Vepra e Pacit, e prezanuar edhe në konkursin ndërkombëtar "Onufri 2004", që u zhvillua në Tiranë, në dhjetor të vitit të kalur, ka provokuar një "stuhi" klikimesh në faqen e internetit të revestiës kulturore britanike "Fritz".
Leonard Olli