Vlora turistike pa një kinema, premtim i pambajtur nga të gjithë bashkiakët
Qyteti i Vlorës është ndoshta nga të vetmit qytete në vend që nuk ka një sallë kinemaje. Ndonëse është përfolur prej vitesh se në buxhetin e bashkisë do të planifikohet ndërtimi i një të tille, kjo nuk është bërë realitet.
Në këtë mënyrë, qytetarët vlonjatë janë të privuar nga mundësia për të parë filmat e rinj, por edhe ata të vjetër, duke mbetur vetëm skllav të televizionit apo të ndonjë shfaqjeje që jepet në sallën e teatrit "Petro Marko", ose në pallatin e sportit. Në të vërtetë, historiku i kinemasë në Vlorë është nga më të lashtët në vendin tonë. Vlora ka pasur kinema edhe përpara çlirimit, ndërkohë që në vitet e mëvonshme kishte jo vetëm dy kinema dimërore, por edhe dy të tilla verore. Në vitet e demokracisë, duket se u shtua "oreksi" për kinema në qytetin bregdetar, teksa në krah të bulevardit Vlorë Skelë u hodhën themelet e një godine të stërmadhe, që u përfol se do të ishte një kinema tepër moderne për t'ju përgjigjur edhe zhvillimit të ardhshëm të qytetit. Por ajo ka mbetur edhe sot e kësaj dite një karakatinë sketelore dhe askush nuk ka guxuar të mendojë për vazhdimin e punimeve të mëtejshme. Ajo nuk u bë realitet ashtu si edhe në vitet në vazhdim nuk ka menduar kush për të ndërtuar një kinema të re, ose për të përshtatur ndonjë godinë tjetër për një funksion të tillë. Edhe kinemaja e vjetër e qytetit që kujtohet me shumë nostalgji nga vlonjatët tashmë është një ish- kinema sepse mbi themelet e saj janë bërë ndërtime të tjera.
Premtimet
Vitin e kaluar u përfol nga ana e drejtorisë së turizmit pranë bashkisë, se çdo gjë kishte mbaruar së planifikuari për një ndërtesë kinemaje. Ishte miratuar fondi, po ashtu ishte përcaktuar edhe vendi i ndërtimit dhe kur pritej fillimi i punimeve, gjithçka rezultoi bllof. Në fund të vitit që mbyllëm, nga kjo drejtori erdhi shpjegimi se ndërtimi i kinemasë u ndërpre sepse të gjitha fondet e saj, me një vendim të shpejtë të këshillit bashkiak të qytetit kaluan për ndërtimin e godinës së re të universitetit "Ismail Qemali", që për hir të së vërtetës duhet theksuar se ka dalë një godinë bashkëkohore. Nuk mund të gjykojmë se ishte më mirë një godinë universiteti apo një kinema, por qyteti i Vlorës ka aktualisht disa godina të stërmëdha me shumë funksione të të kaluarës dhe që tashmë rrinë pothuajse kot dhe që mund të shfrytëzohen shumë mirë jo vetëm për kinema. Sa për ilustrim mund të përmendim vetëm ish- shkollën e aviacionit apo atë të marinës, që në bashkëpunim të gjitha institucionet shtetërore mund të përshtaten shumë për funksione në ndihmë të interesit të qytetarëve. Themi të bëhet përshtatje sepse edhe në buxhetin e këtij viti të bashkisë, nuk ka një planifikim për kinema.
Email This Klikime: 1