E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora u hap dyert tifozëve skocezë: Jeni të mirëpritur

Vlora hap dyert për tifozët e Madhëruellit, për sfidën e parë që Flamurtari do të luajë sot, në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Për shkak të panikut të krijuar disa ditë më parë nga drejtuesit e klubit skocez, vetëm pak tifozë miq pritet të paraqiten në stadiumin "Flamurtari", për ndeshjen që starton në orën 17:30. Por, drejtori sportiv, Geri Çipi, siguroi se të gjithë mbështetësit e Madhëruellit, që do të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, do të jenë të mirëpritur. "Menaxheri i përgjithshëm i klubit skocez më telefonoi dhe kërkoi 500 bileta, pra do të ketë edhe tifozë miq", tha ai. "Atmosfera është normale dhe nuk do të ketë probleme. Vlora është një qytet turistik dhe di si të sillet me të huajt". Më tej, ish-mbrojtësi i Kombëtares foli edhe për ndeshjen, duke e vënë theksin te largimet e nëntë titullarëve të Madhëruellit dhe shprehu besim te talenti i skuadrës së Memushit: "Kundërshtarët kanë shitur shumë lojtarë titullarë nga edicioni i kaluar dhe gjatë verës ndryshuan trajner. Kjo është pozitive për ne. Kemi një skuadër të re në moshë, por mjaft të talentuar dhe një trajner që e njeh mirë forcën e secilit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›