E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 45-vjeçari kërcënon se do të hidhet nga kati i 11 i një pallati

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Skënder Musai në tarracën e pallatit VLORE - Lagjja “10 Korriku” në qytetin e Vlorës në këto orë të mesditës së sotme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një person po kërcënon të hidhet nga kati i 11-të i një pallati në ndërtim nëse nuk zgjidhen problemet që ka me pronësinë.

Skënder Musai, rreth 45 vjeç me një shishe benzine në dorë ndodhet në katin e 11 të një pallati në ndërtim nga ku kërcënon se do të hidhet. Policia, media dhe djali i tij vetëm 16-17 vjeç, ndodhen pranë tij në ndërtesë, ndërsa shihet e pamundur ndërhyrja pasi Skënder Musai ndodhet në buzë të tarracës së kësaj ndërtese.

45-vjeçari kërkon që komunikimi të bëhet në distancë dhe nuk lejon që askush të afrohet pranë tij.

Korrespondenti i televizionit A1 REPORT!, Armand Xhelili i cili ndodhet në vendngjarje, tregon se edhe djali i Musait qëndron i fshehur pas një objekti në tarracën e këtij pallati në ndërtim, pasi 45-vjeçari kërcënon se nëse afrohen ai do të hidhet.

Sipas gazetarit Armand Xhelili, mesditën e sotme, pak para se 45-vjeçari të ndërmerrte këtë akt, Policia Bashkiake e Vlorë i prishi dyqanin që ky i fundit dispononte me pretendim se është pa leje, ndërsa i njëjti vendim do të merrej edhe ndaj shtëpisë së tij. Ndërkohë që vetë, Skënder Musai e kishte quajtur këtë vendim të padrejtë, arsye për të cilën tashmë po kërcënon me jetën e tij nga kati i 11 i një pallati në ndërtim pranë lagjes “10 Korriku” në Vlorë ku ai banon.

Sipas informacioneve të para në lidhje me ngjarjen, 45-vjeçari jeton me gruan dhe dy fëmijët e tij. Skënder Musai kërkon që padrejtësia që i është bërë sipas tij të shfaqet në opinionin publik përmes mediave. Ai shprehet në distancë nga ço person që ndodhet në vendngjarje, se ka dokumentacion të rregullt të dyqanit që Policia Bashkiake i shkatërroi dhe të shtëpisë që kërkon të prishë.

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse, por nuk po ndërhyjnë sepse situata është rënduar.

Vijon...

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›